Ky është momenti rrëqethës kur një burrë përpiqet të rrëmbejë një vajzë të re në një nga stacionet më të mëdha të trenave në Mbretërinë e Bashkuar.
Ngjarja ndodhi tetorin e kaluar në Liverpool Lime Street, ku kamerat e sigurisë kapën Osman Moalem, 25 vjeç, teksa afrohet dhe kap për krahu një vajzë 19-vjeçare që po priste shoqet e saj në shkallët e stacionit. Teksa ajo përpiqet me forcë të çlirohet, Moalem e tërheq me këmbëngulje duke u përpjekur ta largojë nga vendi.
Një çift i moshuar ndërhyri dhe i tha se do të lajmëronin policinë, por agresori u kufizua vetëm me një buzëqeshje ironike. Pas rezistencës së vajzës, ai e ndoqi sërish brenda në stacion, ku klithmat e saj alarmuan kalimtarët. Vetëm pak minuta më vonë, policia e transportit e arrestoi Moalem teksa përpiqej të hipte në një tren.
Ai u dënua me 2 vite e 3 muaj burg për tentativë rrëmbimi. Oficerja hetuese Olivia Hill deklaroi: “Pavarësisht pamjeve të qarta të kamerave, Moalem pati guximin të mohojë gjithçka dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendese gjatë gjithë hetimit. Viktima tregoi forcë dhe guxim duke mbështetur hetimin – shpresoj që tani të mund të shërohet më qetësisht.”
Policia britanike e transportit tha në një deklaratë: “Nuk do të tolerojmë asnjë formë dhune ndaj grave apo vajzave.