FLASH :

Moderatorja kosovare ndez debatin: “Shqiptarët na humbën si turistë, sepse na trajtuan keq”

Moderatorja nga Kosova, Zana Avdiu, ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale pas një reagimi të drejtpërdrejtë për trajtimin që turistët kosovarë kanë marrë në Shqipëri. Në një postim të publikuar së fundmi, ajo kritikon ashpër mentalitetin përçmues që, sipas saj, është treguar ndaj kosovarëve nga një pjesë e shqiptarëve.

“Shqipnia i paska nis mu anku, pse s’po shkojnë kosovarët mo. Qitash ju paska ra në mend, që u dashtë me na pritë mirë. Vonë pak. U dashtë mos me e përbuz turistin kosovar,” shkruan Avdiu, duke shtuar se pavarësisht se ndoshta nuk e kanë merituar plotësisht mikpritjen, “asnjë kosovar e as diaspora nuk e ka merituar aq përbuzje”.

Reagimi i saj ka marrë dhjetëra komente dhe ka rikthyer në vëmendje debatet për mikpritjen dhe raportin mes Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos gjatë sezonit turistik. Mesazhi i Avdiut ngre një shqetësim të vjetër për trajtimin e turistëve nga Kosova, të cilët kanë qenë për vite me radhë ndër më besnikët në bregdetin shqiptar.