FLASH :

Modelja që sfidon moshën, Naomi Campbell tregon fizikun e saj të tonifikuar me pozat në bikini

Modelja e njohur Naomi Campbell, tregoi fizikun e saj , gjatë pushimeve luksoze në Ibiza.

Supermodelja 55-vjeçare ekspozoi trupin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë, duke pozuar me vetëbesim me bikini të zezë me dy pjesë.

Ajo veshi disa kombinime të ndryshme veshjesh plazhi, ndërsa në një foto shihej me një set të verdhë me pala.

Naomi u pa gjithashtu me rroba banje rozë të çelur nga Nou Nou London, teksa shëtiste në ambientet e akomodimit luksoz.

Së fundmi, supermodelja u ka dhënë ndjekësve një vështrim të punës së madhe që qëndron pas fizikut të saj të tonifikuar.