FLASH :

Modelja provokuese nuk lejohet të futet në stadium

Një episod i pazakontë ndodhi para ndeshjes së parë të sezonit në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Arsenalit (0-1). Modelja dhe ylli i OnlyFans, Shania Howard, pretendon se iu ndalua hyrja në stadium për shkak të paraqitjes së saj provokuese.

Howard, tifoze e zjarrtë e “Djajve të Kuq”, u shfaq e pikturuar me “bodypaint” në formën e fanellës së United, e kombinuar me një pantallonë të shkurtër.

Ajo tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, bëri foto, xhiroi video për rrjete sociale dhe bashkëbisedoi me fansa para ndeshjes.

Por, sipas saj, rojet e sigurisë e ndaluan në hyrje, duke mos e lejuar të ndiqte sfidën, me arsyetimin se veshja nuk ishte në përputhje me rregullat e stadiumit.

“Jam e zemëruar, nuk është shaka. Erdha për të parë ndeshjen dhe nuk më lanë të hyja. Do të bëj një ankesë zyrtare”, shkroi ajo në rrjetet sociale.