FLASH :

Mirlind Daku është në superformë! Shënon gol në ndeshjen e tretë radhazi në Rusi

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në startin e sezonit në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur edhe sot rrjetën, duke e bërë një gjë të tillë në ndeshjen e tretë zyrtare radhazi me fanellën e Rubin Kazan.

Në sfidën ndaj Soçi, Daku u bë protagonist që në minutat e parë të duelit, teksa fitoi një penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, që u dekretua nga VAR-i. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Daku gjente rrjetën, pasi kishte shënuar edhe në javën e mëparshme ndaj Zenit Shën Petersburgut në kampionat, ashtu si edhe ndaj Orenburgut në mesjave në Kupën e Rusisë.