FLASH :

Minatorët e Bulqizës 5 ditë protestë, ku është fshehur Arlind Qori?

Arlind Qori shfaqi një zell të jashtëzakonshëm për t’u rreshtuar në radhët e disa minatorëve të kompanisë AlbChrome, disa vite më parë, kur kjo kompani ishte në pronësinë e Grupit BALFIN të Samir Manes.

Në fakt Qori ishte frymëzuesi dhe organizatori i një sindikate të këtyre minatorëve, që kulmoi me disa protesta në Bulqizë dhe Tiranë kundër Samir Manes, në një kohë kur firma në pronësinë e tij, ishte kompania më e madhe dhe që kishte investuar më së shumti në kushtet teknike dhe të sigurisë në minierë.

Në Bulqizë operonin dhe operojnë dhjetëra e dhjetëra mini kompani të tjera që shfrytëzojnë kromin me punëtorë që punojnë në kushte skllavërie, e megjithatë Qori nuk protestoi asnjëherë kundër tyre, jo sepse ai synonte të baltoste biznesin e madh si kauzë neo komuniste, por i frikësuar nga emrat e pronarëve të këtyre kompanive të vogla, që njihen si gangsterrë në Bulqizë e Tiranë.

Ndëerkohë, sot, Qori, pasi braktisi kryetarin e sindikatës së minatorëve Elton Debreshi, i cili degjeneroi të inskenonte një atentat për të kërkuar azil në Gjermani, nuk shkel më në Bulqëizë prej vitesh, që kur miniera nuk menaxhohet më nga Grupi BALFIN, por nga turqit e Yldirim Holding, duke i bërë edhe më të besueshme zërat se ai mund të orientohet nga konkurrenca për të sulmuar biznese në mënyrë selektive.

Qori në këtë mënyrë tregon se atij nuk i intereson halli dhe jetesa e minatorëve, por ai mund të aktivizohet me telekomandë nga biznese të caktuara për të sulmuar rivalët e tyre.

Që të dëshmojë të kundrëtëen, Qori duhet të shfaqet të paktën sa për sy e faqe në Bulqizë në solidarizim të minatorëve, tashmë të braktisur prej tij.