FLASH :

Milani triumfon në përballjen me Interin dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë

Milani ka fituar 3-0 në Kupën e Italisë përballë Interit dhe ka regjistruar një statistikë mjaft të veçantë në derbin ndaj kushërinjve.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë sezon ndaj Interit, me të cilin përveç Kupës, është ndeshur edhe dy herë në kampionat si dhe në Superkupën e Italisë. Dhe tre fitore në derbi në një sezon të vetëm ndodhin shumë rrallë. Zikaltrit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Matteo Darmian qysh në minutën e 10-të.

Në minutën e 33-të, Mehdi Taremi pasoi te Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk ia doli të gjuante kuadratin.

Tre minuta më vonë, Alejandro Jimenez asistoi te Luka Jovic, që kaloi Milanin në epërsi. Kështu përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm nga kuqezinjtë.

Luka Jovic shënoi edhe golin e dytë për Milanin, duke realizuar për 2-0 në minutën e 49-të.

Stefan de Vrij (68’) kishte shansin më të mirë për Interin në pjesën e dytë, por goditja e tij me kokë nuk ishte precize.

Milani shënoi edhe golin e sigurisë, kur realizoi për 3-0 me anë të Tijjani Reijnders, që shënoi në minutën e 86-të me asistimin e Rafael Leaos. Tashmë, skuadra e Stefano Piolit pret të mësojë kundërshtarin në finalen e 14 majit në “Olimpico” të Romës, ku Bologna shihet si favorite pas fitores 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales tjetër.