Milani dhe Juventusi po shqyrtojnë mundësinë e një shkëmbimi në merkaton e verës, që mund të marrë formë pas mesit të gushtit.
Kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e Dusan Vlahovic, ndërsa bardhezinjtë kanë shfaqur interes për Malick Thiaw. Megjithatë, dy klubet kanë diferenca të qarta në vlerësimin e lojtarëve dhe synojnë të regjistrojnë plusvalenca në bilancet përkatëse.
Milani e vlerëson Thiaw mbi 30 milionë euro, ndërsa Juventus kërkon të paktën 20 milionë për sulmuesin serb.
Bisedimet e para janë zhvilluar, por palët nuk pritet të ulen zyrtarisht në tavolinë para 15 gushtit.
Gjithsesi, operacionet nuk janë të ndërlidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi menaxhohen në mënyrë të pavarur.
Një tjetër skenar te Juventusi është shitja e Vlahovic jashtë Italisë, me klube nga Premier League apo Arabia Saudite që mbeten të interesuara.