FLASH :

Milan i pamëshirshëm, ‘tërmet 9-ballësh’ ndaj Perth Glory-t në miqësoren e fundit të turit veror

Milani mbylli turneun aziatiko-australian me një shfaqje spektakolare në Perth, duke shkatërruar skuadrën vendase Perth Glory me rezultatin 9-0. Një ndeshje pa histori, ku dallimi i nivelit ishte i dukshëm që nga minuta e parë, pavarësisht se trajneri Massimiliano Allegri vendosi të alternonte formacionin dhe të provonte disa skema taktike gjatë lojës.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, pas një kombinimi të bukur mes Terracciano-s dhe Okafor, me mesfushorin italian që finalizoi në mënyrë të saktë. Okafor më pas realizoi ‘dopietë’, duke përfituar edhe nga një aksion magjik i Jimenez, që dribloi tre lojtarë para se të shërbente asistin. Në mesin e pjesës së parë, Comotto fitoi një penallti dhe e shndërroi vetë në gol për 4-0, ndërsa Chukëueze shënoi pak minuta më vonë për rezultatin 5-0.

Në pjesën e dytë, ku Allegri ndryshoi pothuajse gjithë ekipin, spektakli vazhdoi. Leão shënoi vetëm 15 sekonda pas rifillimit, ndërsa Ricci, pas një aksioni të bukur me Saelemaekers dhe Liberali, realizoi golin e shtatë. Musah u bashkua në listën e golashënuesve me një veprim individual të shkëlqyer, përpara se Leão të mbyllte llogaritë me dopietën personale dhe rezultatin përfundimtar 9-0.

Fitorja e thellë shërbeu si test pozitiv për kuqezinjtë, sidomos në aspektin ofensiv, ndërsa mbrojtja mbeti e paprekur. Megjithatë, Allegri theksoi se diferenca me kundërshtarin nuk duhet të krijojë iluzione.

Skuadra rikthehet në Itali këtë të premte, ndërsa stërvitjet do të rinisin të mërkurën, më 5 gusht, në Milanello. Milan do të përballet me Leeds-in- më 9 gusht dhe me Chelsea-n më 10 gusht, në dy miqësore të fundit para debutimit zyrtar në Kupën e Italisë më 17 gusht.