FLASH :

Mikroplastika po hyn në trupin tonë pa e ditur, edhe nga mjetet që përdorim çdo ditë në shtëpi!

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me ushqimin që gatuani apo me ajrin që thithni çdo ditë në shtëpi? Shkencëtarët paralajmërojnë se triliona grimca të mikroplastikës po çlirohen nga mjetet më të zakonshme që përdorim çdo ditë dhe pa e kuptuar, ato mund të përfundojnë në pjatën tuaj.

Mikroplastika janë copa plastike më të vogla se pesë milimetra, të padukshme për syrin e lirë, por tepër të dëmshme për shëndetin. Studiuesit thonë se këto grimca janë gjetur jo vetëm në ujë e ajër, por edhe në gjak, mushkëri e madje edhe në placentë. Tani, rreziku është edhe më afër nesh: në kuzhinat tona.

Çdo herë që përdorim disa vegla të njohura shtëpiake, pjesë mikroskopike plastike shkëputen dhe kalojnë tek ushqimi. Me kalimin e kohës, këto grumbullohen në trup, duke u lidhur me sëmundje të zemrës, çrregullime hormonale dhe probleme serioze shëndetësore.

Ky zbulim po trondit botën shkencore dhe opinionin publik, sepse tregon se mikroplastika nuk është më vetëm problem i oqeaneve por kërcënim i heshtur brenda shtëpisë sonë