FLASH :

Michael Madsen ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori legjendar i filmave “Kill Bill” dhe “Reservoir Dogs”, Michael Madsen, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Malibu të enjten në mëngjes, ku autoritetet reaguan pas një telefonate urgjente në 911. Menaxheri i tij konfirmoi për DailyMail.com se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.

Në vitet e fundit, Madsen ishte angazhuar në disa filma të pavarur si Resurrection Road, Concessions dhe Cookbook for Southern Housewives, ndërsa ishte në prag të publikimit të një libri të ri me poezi dhe reflektime personale, Tears For My Father. I njohur për bashkëpunimet me Quentin Tarantinon, ai mbetet një figurë ikonike në kinemanë amerikane. Madsen lë pas pesë fëmijë, ndërsa në vitin 2022 humbi djalin e tij Hudson, i cili i dha fund jetës në moshën 26-vjeçare.