Modelja e famshme Bella Hadid ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë të re se dëshira për t’u bërë nënë është kthyer në një qëllim jetësor për të. Në bisedën e dhënë për British Vogue, 28-vjeçarja tha se përvoja e motrës së saj, Gigi Hadid, e cila u bë nënë katër vite më parë, e bëri të rimendonte prioritetet e saj personale.
“Familja është në mendjen time. Mezi pres të bëhem nënë,” tha Bella. “Ndihem sikur jam e rëndësishme për shumë njerëz, por të jem personi tek i cili dikush mund të mbështetet në një nivel kaq personal do të më ndryshonte jetën.”
Modelja ka folur edhe për lidhjen me partnerin e saj, Adan Banuelos, me të cilin është prej rreth një viti e gjysmë. Ajo theksoi se nuk është rritur me ëndrrën për martesë, por gjithmonë e ka parë veten si nënë në të ardhmen. “Tani them me bindje: kjo është diçka që dua për veten time. Dhe besoj se do të më bënte vërtet të lumtur,” përfundoi Bella.
