Në zgjedhjet e fundit, disa liderë të njohur politikë nuk arritën të sigurojnë mandate në parlament. Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Lulzim Basha janë disa nga figurat kryesore që pësuan humbje të ndjeshme, duke reflektuar ndëshkimin e votuesve ndaj tyre.
Ilir Meta – Nga presidenca në deshtim elektoral
Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës dhe themelues i LSI-së, njihet si personi që përçau në vitin 2005 për herë të parë të majtën duke rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti. Më pas, pa pikë morali, solli në pushtet dhe mbajti në një koalicion me Sali Berishën, ku edhe ky i fundit nuk arrinte të qeveriste dot pa votat e një partie tjetër. Meta iu bë patericë.
Gjithashtu, Meta është shumë i përfolur për afera të rënda si vjedhja e rezervave të floririt në Krrabë dhe përfshirja në korrupsion me bllok në dorë. Pavarësisht se Berisha e vendosi në listë të mbyllur, Meta këmbënguli të dilte në listë të hapur, duke besuar në fuqinë e tij elektorale. Megjithatë, ai doli i rrënuar pasi nuk arriti të marrë as mandatin, duke reflektuar ndëshkimin e elektoratit.
Shpëtim Idrizi – Një aleancë e dështuar
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së dhe ish-drejtor i doganave në kohën e Nanos, themeloi një parti që në fillim dukej me taban dhe ideologji të caktuar për të drejtat e çamëve të dëbuar padrejtësisht nga Greqia. Megjithatë, pas kalimit në kampin e kundërt dhe bashkëpunimit me Berishën, ai humbi besimin e elektoratit. Ironia më e madhe është se në këto zgjedhje ai ishte në të njëjtin koalicion me partinë greke. Pra, partia çame në një koalicion me partinë greke, kur çamët si kauzë të tyre kanë që konsiderojnë që janë dëbuar dhe u është shkaktuar gjenocid dhe spastrim etnik nga Greqia. Edhe ai, për këtë mungesë morali politik, mori ndëshkim dhe nuk hyri në parlament.
Vangjel Dule – një antishqiptar i tërbuar
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, njihet për një rol negativ dhe antishqiptar. Për të njëjtën arsye, pasi krijoi një koalicion me Berishën dhe Idrizin, edhe pse në parti që kanë ideale dhe luajnë interesa shumë të ndryshme në lojë, ai pati të njëjtin fat që pati dhe Fredi Bejleri në Himarë, pasi Bejleri humbi Himarën, tashmë dhe Idrizi nuk do të jetë më në parlament. Kjo, në fakt, është një e mirë që po i bëhet parlamentit. Këta morën përgjigjen e duhur dhe Greqia mbase kishte gjetur aleancën e gabuar të antishqiptarëve për t’u munduar të infiltrohej në politikën dhe parlamentin shqiptar.
Lulzim Basha – Lëvizje politike pa jehonë
Lulzim Basha, ish-kreu i PD-së, pas largimit nga partia themeloi një formacion të ri politik që mbeti i papërfillshëm. I konsideruar si paterica e Edi Ramës, Basha nuk arriti të sigurojë një vend në parlament dhe duke luajtur thjesht rolin për t’i hequr disa vota dhe për t’i prishur punë Berishës nëpër qarqe të ndryshme të vendit. Ai e arriti misionin e tij dhe le ta gëzojë dhe ai pensionin e parakohshëm politik.
Më mirë sesa kaq, elektoratit të ndershëm shqiptar nuk kishte si t’i shkonte.







