FLASH :

Met Gala 2025: Yjet shkëlqejnë me stil në natën më të madhe të modës

Nata më e famshme e modës, Met Gala 2025, ndezi sërish tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit në New York me një paradë yjesh të veshur me kreacione ekstravagante dhe stil të guximshëm, nën temën e sivjetshme “Superfine: Tailoring Black Style”, një homazh ndaj elegancës së modës së zezë dhe identitetit diasporik, frymëzuar nga puna e studiueses Monica Miller.

Veshjet më të komentuara të mbrëmjes:

  • Zendaya, 28 vjeçe, shfaqi hijeshi me një kostum të bardh nga Louis Vuitton, me pantallona të gjera, këmishë të mbyllur dhe kapele të madhe, në një pamje tërësisht androgjene dhe elegante.
  • Kim Kardashian, 44 vjeçe, bëri bujë me një korse lëkure gjarpri të zezë nga Chrome Hearts, të kombinuar me fund të ngushtë dhe një kapele me stil “cowgirl”, duke theksuar dekoltenë dhe belin e saj të tonifikuar.
  • Miley Cyrus zgjodhi të qëndrojë në temën e së zezës me një fustan të prerë që nxirrte në pah barkun e saj, realizuar nga Alaïa, të shoqëruar me choker dhe flokët e mbledhur në një topuz të lëmuar.
  • Gigi Hadid, 30 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të artë me dekolte halter nga Miu Miu, i ngushtë në bel dhe me flokë të stiluar në onde klasike të Hollywood-it.
  • Rihanna konfirmoi shtatzëninë e saj të tretë me një ansambël gri me fustan të ngushtë, xhaketë të shkurtër dhe fund me vija, duke theksuar barkun e rrumbullakosur, vetëm pak orë pasi e bëri publik lajmin.

Sfilata e yjeve vazhdoi me:

  • Kylie Jenner me një korse të tejdukshme, reçipeta gri dhe shall të gjatë mëndafshi, i cili zbulonte dekoltenë e saj.
  • Kendall Jenner me një kostum të zi me mëngë të gjera dhe fund të gjatë me prerje “sirene”, krahas Hailey Bieber që kishte veshur një fustan xhaketë të zi me taka të larta dhe bizhuteri diamanti.
  • Lana Del Rey me një fustan dyngjyrësh dhe detaje puplore në pjesën e pasme, me grim minimalist dhe flokët në valë klasike.
  • Nicole Kidman me një fustan të zi të hapur në shpinë dhe doreza të gjata, ndërsa Megan Thee Stallion zgjodhi një fustan argjendi të ngushtë me pallto të bardhë me gëzof.
  • Madonna, 66 vjeçe, pozoi me të dashurin 28-vjeçar në një kostum saten ngjyrë perle me këmishë të ngushtë të bardhë dhe papion.

Të tjera paraqitje të paharrueshme:

  • Sydney Sweeney me një fustan të zi me shkëlqim dhe prerje të theksuar në pjesën e përparme.
  • Teyana Taylor bëri një hyrje dramatike me kostum burgundy me mantel dhe kapelë me pupla.
  • Sabrina Carpenter zgjodhi një bodysuit të ngushtë pa pantallona dhe xhaketë të shkurtër me vello.
  • Anne Hathaway me një kombinim klasik këmishë e bardhë dhe fund rrjetë bardh e zi.
  • Dua Lipa me fustan të tejdukshëm me pupla, ndërsa Charli XCX dhe Lisa guxuan me pamje të hapura që nxirrnin në pah të brendshmet.
  • Shakira mahniti me një fustan rozë “Barbie”, Lauryn Hill dhe Tessa Thompson shfaqën tone të verdha, ndërsa Cardi B dhe Tems risollën frymën e epokës së Rilindjes.

Kurorëzimi i natës:

Ngjarja u bashkëdrejtua nga Lewis Hamilton, Colman Domingo, Pharrell Williams, A$AP Rocky dhe kuratorja e përhershme Anna Wintour, me LeBron James si kryetar nderi. Tema “Superfine” theksoi kontributin e stilit dhe individualitetit të komunitetit të zi në modë, me theks të veçantë te tailoring dhe estetikës dandy.

Met Gala 2025 dëshmoi se eleganca, mesazhi kulturor dhe ekspresiviteti mbeten në zemër të tapetit të kuq më të famshëm në botë.