Drejtuesit politikë të qarqeve, drejtuesit e degëve, kryesitë, kandidatët për deputetë dhe të gjitha strukturat e Partisë Demokratike janë thirrur të intensifikojnë përpjekjet në terren në këto ditë vendimtare para zgjedhjeve. Udhëheqja qendrore thekson rëndësinë e organizimit, mobilizimit dhe bashkëpunimit të plotë për të garantuar një proces të ndershëm dhe përfaqësues. Çdo anëtar i strukturës ka një rol kyç për të mbrojtur votën dhe për të përçuar alternativën e PD-së tek çdo qytetar.
Këto janë ditët vendimtare!
Çdo orë kushton sa një ditë!
Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
“Shqipëria Mashështore”!
Fitore!







