FLASH :

Mesazhet e Belind Këlliçit dhe Arbër Avramit nuk kanë lidhje me protestat kundër Veliajt, ishin komunikime mes miqsh për t’u mbledhur e për të luajtur me letra

Publikimi i disa screenshot-eve nga Shqiptarja.com, ku pretendohet se deputeti i PD-së Belind Këlliçi koordinonte protesta me ish-administratorin e “Albgaz”, Arbër Avrami, ka ndezur debat në rrjetet sociale. Media e drejtuar nga Carlo Bollino i ka paraqitur mesazhet si pjesë të një skeme organizimi protestash kundër qeverisë Rama dhe bashkisë së Tiranës në maj të vitit 2020, gjatë polemikave për Teatrin Kombëtar.


Por kjo hipotezë rrëzohet plotësisht nga vetë konteksti i bisedave, si dhe nga fakti i njohur në kryeqytet se Këlliçi dhe Avrami janë miq të vjetër, të rritur në të njëjtën lagje dhe të shoqëruar prej shumë vitesh.


Burime pranë grupit të tyre shoqëror konfirmojnë se mesazhet e publikuara janë marrë nga një groupchat privat i miqve, krijuar gjatë periudhës së pandemisë, kur Avrami organizonte mbrëmje lojërash me letra dhe board games në zyrën private të babait të tij.
Pikërisht për këto takime ata përdornin një chat ku koordinonin orarin e mbledhjes dhe pjesëmarrjen. Aty bëheshin shpesh edhe batuta mes shokësh.
Në një prej mesazheve të hedhura në media, Avrami i shkruan Këlliçit me shaka:
“Sill dhe disa protestues me vete.”
Një ngacmim ironik mes miqsh, i shkëputur nga konteksti dhe i paraqitur si provë politike.
Asnjë nga mesazhet e publikuara nuk përmban: koordinim protestash,kërkesa organizative,diskutime politike,udhëzime për mobilizim qytetarësh.
Aty bëhet fjalë për komunikime krejtësisht private, pa asnjë lidhje me zhvillimet politike.
Interpretimi i këtyre bisedave si organizim protestash është i pavërtetë, pasi: Këlliçi dhe Avrami kanë qenë miq prej fëmijërisë, bisedat janë marrë nga një grup shoqëror i krijuar për takime private, mesazhet janë përdorur jashtë kontekstit, duke u paraqitur si “provë politike”.


Ky është një rast ku komunikime të zakonshme mes miqsh i janë servirur publikut si pjesë e një skenari të stisur, duke deformuar realitetin e situatës.

Gjithashtu Arbër Avrami ka filluar punë tek “Albgaz” që në periudhën e Ministrit paraardhës, Damian Gjiknuri, për shkak të lidhjeve shoqërore me të atin e tij.