FLASH :

Merr flakë makina e parkuar në Korçë, policia nis hetimet

Një automjet i parkuar është djegur në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 gusht).

Automjeti që mori është në pronësi të qytetarit me iniciale S.G.

Sipas policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.