FLASH :

Meriton dhe Rinor Mjekiqi në kërkim nga Policia e Kosovës! Ja për çfarë dyshohen dy vëllezërit

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është bërë objekt hetimi nga Policia e Kosovës, pas dyshimeve për përfshirje në një incident të dhunshëm që ka ndodhur ditë më parë.

Bashkë me të dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i tij, Rinor Mjekiqi, i cili sipas burimeve të afërta me hetimin, ka qenë prezent në ngjarje dhe ka marrë pjesë aktive në përleshjen fizike, shkruan “Klan Kosova”.

Ngjarja, e ndodhur në rrethana ende të paqarta për publikun, ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për një 29-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një nga spitalet e Prishtinës.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Një bastisje është kryer në banesën e tyre në Obiliq, por as Meriton Mjekiqi dhe as vëllai i tij nuk janë gjetur në vendbanim.

Të dy personat aktualisht janë në kërkim, ndërsa ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale të “lëndimit të rëndë trupor”, e cila, sipas legjislacionit penal në fuqi, parashikon ndëshkime të ashpra.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Meriton Mjekiqi nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për rastin, as përmes rrjeteve sociale, ku është shumë aktiv, dhe as përmes ndonjë përfaqësuesi ligjor..