Mercenarët e partive pranë pushtetit, në mënyrë të habitshme, nuk merren me një nga qeveritë më të korruptuara në Europë dhe as me opozitën, e cila duket se ka një pakt të fshehtë me qeverinë, por merren me partitë e vogla. Por jo me ato parti të vogla që mund të kenë fonde të dyshimta nga Soros-i apo ndonjë organizatë tjetër, por me një parti të vogël dhe të re, siç është Partia Mundësia e Agron Shehaj, i cili është një self-made milioner dhe ka arritur çdo gjë me forcat e veta si një biznesmen emigrant.
Rasti konkret është ai i opinionistit Ilir Demaliaj, i cili e ka akuzuar ashpër Agron Shehajn për vizitën që ky i fundit ka bërë në Mar-a-Lago, pranë rezidencës së Donald Trump, duke aluduar se është si një politikan i vjetër që do të duket në foto si dikush që ka ndikim amerikan. Ndërkohë, ka një dallim të madh në këtë mes, sepse, ndërkohë që politikanët e vjetër dilnin me paratë dhe taksat e shqiptarëve për të pozuar në foto me figura të rëndësishme të politikës amerikane, Agron Shehaj dallon pasi ka paratë e tij.