FLASH :

Mënyra e paimagjinueshme si e kap Policia e Michigan veturën e vjedhur në SHBA

Një ndjekje e rrezikshme policore është në autostradën I-96 në Michigan, ku Policia e Shtetit përdori një pajisje të veçantë të quajtur “tire grappler” për të ndaluar një automjet të dyshuar si i vjedhur.

Pasi makina u neutralizua dhe u ndalua nga forcat e rendit, autoritetet publikuan edhe një foto që tregon pasojat e përdorimit të pajisjes, e cila bllokon rrotën dhe pengon lëvizjen e mjetit. Policia tha se falë kësaj teknike, u shmang një aksident i mundshëm dhe u sigurua arrestimi i personit të dyshuar.