Prej disa javësh, reperja e njohur kosovare, Melinda, ka munguar plotësisht në rrjete sociale, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj.
Ndjekësit kanë nisur të shprehin shqetësim për mungesën e papritur të artistes, e cila njihet për praninë e saj të vazhdueshme online dhe komunikimin e shpeshtë me publikun.
Burime për median kanë konfirmuar se këngëtarja do të marrë një shkëputje nga muzika.
Arsyeja e këtij vendimi ende nuk është bërë e ditur, ndërsa vetë Melinda nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar fansat.
Kjo heshtje ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve të saj, të cilët spekulojnë nëse bëhet fjalë për një pushim të thjeshtë apo për ndonjë projekt më të madh që po përgatitet në prapaskenë.
Melinda është një ndër reperet më të suksesshme të skenës muzikore shqiptare, me hite që janë pritur gjithmonë me entuziazëm dhe që kanë kryesuar listat e dëgjueshmërisë.
Për këtë arsye, mungesa e saj ndihet menjëherë nga publiku. Fansat presin me padurim që ajo të rikthehet dhe të japë një shpjegim mbi këtë vendim, ndërsa shpresa e tyre është që kjo pauzë të shërbejë si një periudhë reflektimi dhe rigjenerimi për artiste, për t’u rikthyer më e fortë se kurrë në muzikë.