FLASH :

Kërcimi sensual i Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt në koncertin e fundit, shtojnë zërat për një lidhje mes tyre

Pas pritjes së zjarrtë nga publiku, bashkëpunimi mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës me këngën “Ma Kthe” ka shpërthyer në rrjete me miliona klikime dhe entuziazëm. Por më shumë se melodia, është kimi e ndezur në skenë dhe prapaskenë ajo që po ndez komentet online.

Në videoklipin e këngës, dyshja shfaqen jashtëzakonisht të afërt, dhe kjo nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët kanë nisur të hedhin aludime për një marrëdhënie më shumë se profesionale.

E njëjta atmosferë u vu re edhe në koncertin e fundit në Zvicër, ku Xhensila dhe Ledri performuan së bashku dhe u panë sërish shumë pranë njëri-tjetrit. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, ku shumë fansa pyesin: “A po lind diçka mes tyre?”

Ndërkohë, disa përdorues kanë kritikuar edhe lëvizjet skenike të Xhensilës, duke i cilësuar si “provokuese” në drejtim të Ledrit. Megjithatë, asnjëri prej artistëve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë përtej promovimit të këngës.

Nëse po përgatitet thjesht një tjetër hit, apo edhe një histori dashurie, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: publiku po digjet nga kureshtja!