FLASH :

“Më shumë ish-a apo gola”- Rrëfehet Eros Grezda: Nuk i dua vajzat e klubeve! Ato që më shkruajnë vetë të parat i…

Ish-futbollisti Eros Grezda ka zbuluar se ka lënë pas karrierën në fushë dhe është kthyer në një profesion të ri, si agjent futbolli.

Në një intervistë të fundit, ai është shprehur se ndodhet në një fazë të mirë të jetës profesionale dhe se puna e tij e re po ecën mjaft mirë.

Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri,” tha ai.

Gjatë bisedës, Grezda u pyet edhe për jetën e tij personale dhe marrëdhëniet me vajzat. I pyetur me shaka nëse ka më shumë ish-partnere apo gola në karrierë, ai u përgjigj:

“Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë.”

Ndër të tjera Grezda rrëfeu se si preferon të njohë dikë, teksa theksoi se nuk i dëshiron vajzat e klabeve.

Në klub jo. I kam frekuentuar shumë më përpara, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më. Kam qejf të dal në një restorant, të rri deri vonë me shoqëri të mirë edhe kaq.”

Ai shtoi gjithashtu se nuk i pëlqen kur një vajzë i shkruan e para në Instagram: “Nëse një vajzë të shkruan, më jep një vibe shumë të keq dhe nuk më bën të shkoj përpara. Gjithmonë kam dashur unë të bëj hapin e parë.”

Përsa i përket çështjes nëse partnerja duhet të jetë prezente në stadium, ish-futbollisti u shpreh në “Pushime On Top” se:“Për momentin nuk kam të dashur, por në të kaluarën time ka patur qejf të jetë në stadium. Ajo ka qenë tifozja ime dhe kam pas qejf të jetë aty, por me raste.”