FLASH :

Me rritjen e parë temperaturave nis të digjet Shqipëria, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot në Fier

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier né vendin e quajtur” Takodrom” . Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era , janë pikasur nga banorët e zonës , të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi , shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.