Pas përjashtimit të çdo mundësie për anëtarësimin e Ukrainës në NATO nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth dhe Vladimir Putin i cili ka përjashtuar në mënyrë kadegorike çdo marrëveshje paqeje, Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë takimit me presidentin finlandez Alexander Stubb, ka përsëritur thirrjen që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s.
Zelensky ka theksuar gjatë takimit se pranimi i Finlandës në NATO ishte absolutisht i drejtë, ndërkohe ka shtuar se me Ukrainën, aleanca ushtarake do të ishte akoma më e fortë.