FLASH :

“Më mirë të mos luaj me zjarrin”, Shehaj i përgjigjet akuzave të Ramës për vizitën në Mar-a-Lago

Së fundmi, Lideri i “Partia Mundësia”, Agron Shehaj ka qenë në qendër të vëmendjes për vizitën e tij në Mar-a-Lago. Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të njollosur figurën e tij, e ironizoi këtë vizitë duke hedhur akuza se Shehaj kishte paguar për të marrë pjesë në këtë event.

I ftuar në një intervistë në “Euronews”, Shehaj deklaroi se kishte marrë një ftesë nga një senator amerikan dhe nuk kishte paguar për pjesëmarrjen e tij. Ai e cilësoi akuzën e Ramës si shpifje dhe të pavërtetë, duke theksuar se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij dhe se edhe Rama gjithashtu duhet të bëjë të njëjtën gjë për akuzat që hedh.


“Akuza e Edi Ramës që gjoja unë kam paguar për vizitën në Mar-a-Lgos është shpifje. Është totalisht shpifje dhe është totalisht e pa vërtetë. Unë kam marrë një ftesë dhe nuk kam paguar asnjë lekë dhe për këtë gjë mbaj përgjegjësi dhe ai duhet të mbaj përgjegjësi për akuzat që bën, që hedh, që gjoja kemi të bëjmë me një rast lobimi të fshehtë. Sepse është një akuzë shumë e rëndë, jo vetëm ndaj meje, por kjo i bie të jetë akuzë dhe për ata, që sipas atij paska fshehur një aktivitet lobimi. Nuk është akuza e lobimit në vetvete problemi, por akuza e fshehjes së një lobimi, që është një akuzë shumë e rëndë. Kryeministri të sillet siç sillet kur është një Shqipëri, ka rrezikuar shumë, kështu që më mirë të mos luaj me zjarrin” – thotë Shehaj.

Agron Shehaj, me sfidat dhe debatet që ka përballuar, ai po dëshmon se është i gatshëm të përballet me akuzat dhe kundërshtarët e tij politikë. Qëndrimi i tij, tregon vendosmërinë për të mos lejuar që emri i tij të përdoret për lojëra politike.

Klikoni më poshtë për të ndjekur videon: