Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Meta gjatë mbrojtjes para GJKKO ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me grupin kriminal të Gëzim Çelës, dhe se SPAK i ka atribuuar me pa të drejtë, akuzën e trafikut të drogës.
Në seacnën gjyqësore ai ka deklaruar se emërimi I tij si shef komisariati në Kurbin, është bërë jahstë vullnetit, ndërsa me kreun e bandës, Gëzim Çela thotë se ka pasur njohje të kahershme, për shkak të detyrës.
Akuza e SPAK ndaj meje është e padrejdë dhe e pabazeë. Nuk doja të shkoja nga shef i komisaritatit Kukës në Kurbin, madje ia shpreha ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë që ky transferim nuk kishte pëlqimin tim. E dija që zona e Laçit ishte problematike sa i takon krimeve, megjithatë gjatë kohës që e drejtova nuk patëm probleme sa i takon rendit dhe sigurisë. Nën drejtimin tim janë asgjësuar qindra parcela me kanabis jo vetëm nga koordinatat që na vinin nga Guarda di Finanza por dhe të zbuluara me iniciativën dhe kontrollin tonë. Jam përpjekur të jem korrekt, i paanshëm dhe në lartesinë e duhur të detyrës. Me Gëzim Çelën njihemi prej policisë, në vite të vështira. Unë s’kam lidhje me drogën, njoh vetëm Gëzimin për shkak të punës dikur në polici, ndërsa asnjë prej personave të tjerë s’kam njohje as kontakt “
Avokati i tij Ardian Kalia tha se GJKKO, duhet rikualikifoje akuzën ndaj Metës në ‘shpërdorim detyre’, pasi nuk arrestoi një person në kërkim edhe pse jo domosdoshmërisht duhet të kishte dijeni.
SPAK ka kërkuar në pretencë dënimin me 168 vite burg për grupin e “baronit të drogës” Gëzim Çela, përfshirë dhe dy shtetasit ukrainas që kishin mbërritur me velierë pranë ujërave neutrale për të shkëmbyer drogën.
Operacioni për të cilin u arrestua ish shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Meta është zhvilluar më 2023, kur në Lagunën e Patokut, disa trafikantë u kapën disa milje larg bregut duke kaluar një sasi të vogël kanabisi drejt një anijeje me vela, me flamuj të Ukrainës. Në momentin që kuptuan se ishin të rrethuar nga forcat e policisë, trafikantët i vunë flakën anijes që u përmbyt. Në përfundim, policia gjeti vetëm 23 kilogramë.
Të arrestuar ishin dy ukrainas të identifikuar si Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biello, ndërsa shqiptarët Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela dhe Besnik Brokeri.
Prokurorëve të SPAK u janë dashur disa muaj për të arritur tek Dritan Meta, shefi i komisariatit të Laçit dhe Gëzim Çela, një emër i njohur i botës së krimit, me influencë në zonën e Laçit.