FLASH :

Me “G-Class” me emrin në targë dhe me dy gishtat në fshatin e Berishës, provokon Sokol Balla

Gazetari i njohur Sokol Balla ka ndezur rrjetin me një postim të ri ku shfaqet në një qëndrim provokues, pikërisht në Viçidol , fshatin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me një veshje verore plot lule dhe trupin e mbuluar me tatuazhe, Balla shihet duke bërë simbolin e dy gishtave – një gjest që në kontekstin shqiptar është historikisht i lidhur me Partinë Demokratike dhe Berishën, por që këtë herë vjen në një mënyrë ironike dhe sfiduese.

Në fotot dhe videot që po qarkullojnë në rrjet, gazetari ndodhet pranë një automjeti luksoz Mercedes G-Class me targë personalizuar “S-OKOL”, ndërsa bën shenjën e famshme në sfondin piktoresk të Tropojës, vendlindja e liderit historik të PD-së. Mënyra si është veshur dhe pozohet, në dukje si “në një rini të dytë”, ka ngritur shumë pikëpyetje për motivet dhe mesazhin e këtij veprimi.

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Belinda Balluku – e cila aktualisht mban postin e zv.kryeministres – Balla duket se po përjeton një fazë të re në jetën e tij, më e lirshme dhe më e drejtpërdrejtë në stil. I njohur për afërsinë me kryeministrin Edi Rama dhe për qëndrimet shpesh në mbështetje të Partisë Socialiste, ky postim në “tokën e Berishës” nuk mund të shihet si i rastësishëm.

Disa e shohin si një sfidë të hapur ndaj opozitës, të tjerë si një tentativë për të qëndruar në vëmendje. Por një gjë është e sigurt: Sokol Balla di si të tërheqë sytë dhe debatet.