FLASH :

Më 22 maj, takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë

Këshilli i Bashkimit Evropian, ka njoftuar se takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel, shkruan A2 CNN.

Ky takim do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi digjital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor).