FLASH :

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me rreth 28 vite burg në total. Vendimi u dha pas një hetimi të gjerë të koduar “Operation Young”, që zbuloi shtëpi të përdorura si depo për drogën, makina të modifikuara për fshehjen e lëndëve narkotike dhe persona të përfshirë në menaxhimin e shpërndarjes ditore.

Në qendër të grupit ishte Saimir Neziraj, 32 vjeç, nga Swindon, i cili kontrollonte linjën e furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës. Hetimet zbuluan se ai mblidhte paratë dhe koordinonte shpërndarjen, ndërsa Edmir Beqiri, 37 vjeç, ruante sasinë e drogës. Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kryenin rolin e shpërndarësve në terren, ndërsa Ergys Abdyli, 26 vjeç, ishte burimi i furnizimit në Londër.

Gjatë operacionit në Swindon, Derby dhe Londër, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme droge dhe para, ndërsa të gjithë të dyshuarit u arrestuan dhe pranuan fajësinë. Gjykata dha këto dënime:

  • Saimir Neziraj, 32 vjeç, Swindon – 8 vite burg
  • Nertil Halili, 29 vjeç, Derby – 7 vite e 10 muaj burg
  • Ergys Abdyli, 26 vjeç, Londër – 5 vite e 11 muaj burg
  • Edmir Beqiri, 37 vjeç, Swindon – 3 vite e 8 muaj burg
  • Ardian Gjeta, 26 vjeç, Swindon – 2 vite e 1 muaj burg
  • Jorgo Brachousai, 24 vjeç, Skegness – 16 muaj burg me kusht për 2 vite

Policia britanike e cilësoi goditjen si një hap të rëndësishëm kundër grupeve shqiptare të drogës që operojnë në territorin e saj.