FLASH :

Mbape shfaqet i entuziazmuar: Sezon i ri te Reali, i uritur për të bërë diçka të madhe…

Sezoni i Real Madridit filloi dje. Në Valdebebas, skuadra e Çabi Alonsos filloi stërvitjen pas një pushimi të shkurtër pas Kupës së Botës për Klube.

Pas pak më shumë se tre javësh, sezoni do të rifillojë me një ndeshje kundër Osasunas. Kilië Mbape postoi një mesazh të qartë në profilin e tij në Instagram, duke postuar foto nga stërvitja.

“Sezoni i ri… I uritur për të bërë diçka të madhe. Ejani, të gjithë së bashku, madrilenë!!! Hala Madrid!”, shkruan ai.