Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga një burrë, dhe më tej me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua.
Për pasojë ndërroi jetë shoferi i makinës elektrike prodhim i viteve të fundit BYD. Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse.
Automjeti elektrik thuajse është shkatërruar plotësisht.
Tre të plagosurit, mes të cilëve raportohet edhe një grua dhe një fëmijë, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.