Moderatorja e njohur Sara Gjorden, që prej lindjes së vajzës së saj, Nea, fryt i dashurisë me partnerin Bardhi Idrizi është shfaqur më e ndjeshme dhe më e lidhur se kurrë me të bijën.

Së fundmi, ajo ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale duke publikuar disa foto të ëmbla me Nean, ku nënë e bijë shfaqen me veshje të ngjashme, të stiluara në mënyrë “matchy-matchy”.

Edhe pse modelet e fustaneve janë të ndryshme, ngjyra e verdhë, e përzgjedhur me kujdes nga Sara, krijon një harmoni të bukur vizuale, duke i dhënë dyshes një pamje të njëjtë që bie menjëherë në sy.

Pamjet plot dashuri kanë marrë padyshim vëmendjen e ndjekësve.
