FLASH :

MASAKRA në Shkodër/ Pas dëshmisë së Erogen Brajoviç, hetuesit do marrin në pyetje kamerieren!

Hetuesit në Shkodër vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviç, sot hetuesit do të pyesin Meri Kaceri, kameriere e lokalit, që mbeti e plagosur nga atentati.

Për masakrën e ndodhur, policia arrestoi autorin Ragip Gila.  

Nga atentati, mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.