Policia ka bastisur banesat e fisit Licit, pas atentatit që i mori jetën dy personave në Shkodër, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Burime për median thanë se janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Lici, por deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar dhe nuk ka asnjë detaj që mund të lidhë fisin Lici me atentatin që dyshohet se shënjestër kishte anëtarin e fisit Bajri, Erogen Brajoviç.