FLASH :

Masakra e Gjilanit/ Dalin pamjet nga momenti i të shtënave, njerëzit vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave, i plagosuri bie në tokë pa ndjenja

Pamje nga momenti i të shtënave ku mbetën viktimë tre persona në Gjilan janë publikuar së fundmi.

Mediat në Kosovë kanë publikuar momentet kur dëgjohen të shtënat në vendin e ngjarjes ndërsa personat e pranishëm të shokuar largohen për të shpëtuar veten nga plumbat.

Në video dëgjohen të shtëna të shumta ndërsa personat që janë në vendngjarje nuk reagojnë pasi nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Pas disa krismash ata nisin të vrapojnë për të shpëtuar.

Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.

Vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk arritën të mbijetonin. Policia ka vënë në pranga një të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë.