Një sulm nga grupi xhihadist Boko Haram në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno, la të vrarë më shumë se 60 persona, përfshirë pesë ushtarë në fshatin Darul Jamal, pranë kufirit me Kamerunin.
Siç shkruajnë mediat , forcat ajrore nigeriane reaguan duke kryer sulme që sipas zëdhënësit Ehimen Ejodame neutralizuan mbi 30 militantë, ndërsa banorët e fshatit, që sapo ishin rikthyer pas disa vitesh zhvendosjeje, panë shkatërrimin e më shumë se 20 shtëpive dhe 10 autobusëve.
Guvernatori i Borno, Babagana Zulum, tha se numri i ushtrisë nuk mjafton për të mbajtur situatën nën kontroll dhe se një forcë e re, Forest Guards, do të forcojë sigurinë në rajon.
Sulmi vjen pas një rritjeje të aktivitetit xhihadist në verilindje të Nigerisë, ku veprojnë Boko Haram dhe degë të tjera të ISIS, duke rrezikuar rindërtimin dhe stabilitetin e komuniteteve lokale.