FLASH :

Masakër në klub: Nëna e re thyen gotën në fytyrën e shoqes, 41 qepje pas sherrit për një qen

Një natë klubi përfundoi në dhunë brutale kur Ebony Jones, 26 vjeç, i thyen një gotë në fytyrë shoqes së saj të ngushtë, Megan Smith, në mes të një klubi të mbushur plot në Uells. Sherri nisi për një qen dhe përfundoi me 41 qepje në fytyrën e viktimës dhe dëmtime të përhershme.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur Jones, e dehur, i afrohet Smith në bar dhe e qëllon me një gotë të thyer pranë syrit. Më pas e godet disa herë të tjera ndërsa të pranishmit përpiqen t’i ndajnë.

Megan, nënë e dy fëmijëve, ka thënë se dhimbja ishte e padurueshme dhe se ka pësuar trauma të vazhdueshme, duke mos guxuar të shohë veten në pasqyrë. “Tani më njohin si Megan me shenjë. Nuk jam më thjesht Megan,” – tha ajo.

Gjykata dënoi Jones me 30 muaj burg dhe një urdhër ndalimi për 10 vjet. Gjatë gjykimit, Jones shpërtheu në lot, ndërsa gjyqtari theksoi se dhuna me gota në vende publike kërkon dënime të rënda për të dhënë shembull.

Ish-shoqet më të mira, që dikur ndanin gjithçka, tani ndajnë një histori të errët tradhtie dhe gjakderdhjeje – për shkak të një qeni.