FLASH :

Masakër në Gaza: Izraeli godet civilët në Khan Younis, mbi 90 persona të vrarë

Një tjetër tragjedi e rëndë ka goditur popullin palestinez, teksa një sulm ajror izraelit ka shkatërruar tendat e familjeve të zhvendosura në zonën al-Mawasi të Khan Younis në Gaza. Sulmi ndodhi në një vend ku njerëzit kishin kërkuar strehë, duke besuar se mund të ishin të sigurt larg bombardimeve, por nuk ja dolën. Pamjet dhe dëshmitë janë tronditëse, trupa nën rrënoja, fëmijë të plagosur, gra që qajnë mbi trupat e të dashurve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 92 persona janë vrarë vetëm në 48 orët e fundit si pasojë e sulmeve izraelite, që po vazhdojnë të godasin pa dallim, madje edhe kampet ku janë strehuar civilët. Këto janë sulme të pamëshirshme, që nuk kursejnë as të pafajshmit, duke shkatërruar jetë e shpresë. Është e vështirë të kuptohet logjika e një lufte që godet ata që kanë humbur gjithçka, përveç jetës – e tashmë, edhe ajo është në rrezik të përhershëm. Në Gaza, duket se nuk ka më vend të sigurt. Dhe në heshtjen e botës, krimet vazhdojnë.