Një familje, përfshirë babain, nënën dhe fëmijët e tyre, u vra tragjikisht pasi tenda ku strehoheshin në Khan Younis u godit nga një sulm ajror izraelit të martën.
Sipas burimeve mjekësore të cituara nga Al Jazeera, të paktën 21 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga agimi, përfshirë gjashtë viktima në Khan Younis dhe katër të tjerë në një tendë në Deir el-Balah. Bilanci i viktimave pritet të rritet ndërsa sulmet vazhdojnë.