FLASH:

Marina Vjollca zbulon për herë të parë fytyrën e të bijës, Marget, në ditëlindjen e saj të 35-të

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 35-të, duke ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë. Në videon e publikuar, Marina shfaqet duke fshirë qirinjtë e tortës, ndërsa për herë të parë tregon imazhin e qartë të të bijës, Marget.

Nënë e bijë duken duke shijuar një moment të ngrohtë dhe familjar, me zërat e të pranishmëve që brohorisin në sfond. Partneri i moderatores, reperi Getoar Selimi, duket se ka zgjedhur të mos dalë në video për të mos prishur atmosferën intime të “vajzave të tij të jetës”.

Megjithëse Marget ka syze në pamje, fytyra e saj duket qartë dhe ka bërë bujë mes ndjekësve që janë emocionuar nga kjo zbulesë.

Marina dhe Getoar njihen prej disa vitesh dhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë madhështore. Sot, ata shfaqen të lumtur dhe duke shijuar çdo moment familjar, sidomos që nga ardhja në jetë e vogëlushes Marget.