FLASH :

Margot Robbie bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit dhe duket YLL

Margot Robbie bëri daljen e saj të parë publike në tapetin e kuq që nga lindja e djalit të saj, në një event të mbajtur në Beverly Hills që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave.

Aktorja australiane u shfaq përkrah kolegut të saj, Colin Farrell, në premierën e filmit romantik A Big Bold Beautiful Journey, duke u dukur më rrezatuese se kurrë. Robbie kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi dhe sandale të thjeshta, ndërsa flokët bionde të stiluar thjesht plotësonin pamjen e saj elegante. Farrell, ndërkohë, zgjodhi një veshje më të ‘zakonshme’: xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë.

Kjo paraqitje shënon rikthimin e saj në tapet të kuq pothuajse një vit pas lindjes së fëmijës së parë me bashkëshortin, Tom Ackerley, me të cilin ajo është bashkëthemeluese e kompanisë së suksesshme LuckyChap. Çifti u njoh në vitin 2014 dhe u martua në Australi në vitin 2016, duke bërë bashkë që prej atëherë jetën personale me karrierën profesionale.

Shtatzënia e Robbie u bë publike në verën e vitit 2024, ndërsa lindja e djalit të tyre u konfirmua në nëntor të po atij viti.

Pavarësisht angazhimeve familjare, Robbie vijon të jetë aktive në karrierë. Në mars, ajo u fotografua në sheshxhirimin e filmit të ri, një përshtatje e Wuthering Heights me regji nga Emerald Fennell. Ndërsa filmi i saj më i fundit shënon daljen e saj të parë publike që nga suksesi i jashtëzakonshëm i Barbie në vitin 2023.