FLASH :

Margaret Cho akuzon Ellen DeGeneres për sjellje të ftohtë dhe përbuzëse: “Ishte gjithmonë e çuditshme dhe jo e sjellshme”

Margaret Cho ka hedhur akuza të forta ndaj Ellen DeGeneres, duke thënë se ish-prezantuesja e famshme e “The Ellen DeGeneres Show” ka qenë e ftohtë dhe indiferente ndaj saj gjatë gjithë karrierës. Në një intervistë të re për “The Kelly Mantle Show”, komedianja tha se ndonëse e kishte hapur për DeGeneres në klubet e komedisë gjatë viteve ’80, kjo e fundit sillej sikur nuk e njihte fare sa herë që Cho ishte e ftuar në emisionin e saj në vitet 2000.

“Ellen ka qenë gjithmonë e çuditshme dhe jo e sjellshme me mua,” tha Cho. “Kur shkoja në shfaqjen e saj, sillesh sikur sapo ishim njohur. Dhe unë isha, ‘Çfarë dreqin? Ne kemi një histori bashkë.’ Ishte kaq creepy.”

Cho kujtoi një rast kur ishte veshur si një perandor kinez në një koncert të David Bowie dhe ky i fundit e kishte komplimentuar për veshjen, por DeGeneres dhe ekipi i saj kishin prerë pjesën nga emisioni. “Producenti, që është mik i imi, më telefonoi dhe më tha: ‘Nuk besoj që ajo e bëri këtë, por e preu pjesën nga emisioni. Duhet ta dish që Bowie foli gjatë për ty dhe tha emrin tënd. Ai të adhuronte.’”

Pavarësisht se nuk e di nëse ishte një prerje për çështje kohe apo personale, Cho tha se e mori “personalisht”. Në të njëjtin emision, ajo shtoi: “Ellen është frikshme. Kam frikë nga Ellen. Të gjithë duhet të kenë.”

Nuk është hera e parë që Ellen përballet me akuza për sjellje toksike. Në vitin 2020, një hetim i brendshëm nga WarnerMedia zbuloi “mangësi” në menaxhimin e programit të saj, që rezultoi me largimin e tre producentëve dhe mbylljen përfundimtare të shfaqjes në vitin 2021. Megjithëse DeGeneres kërkoi ndjesë dhe tha se donte të përballej me sfida të reja, skandalet ndikuan rëndë në imazhin e saj publik.

Në specialen e fundit të stand-up-it “Ellen DeGeneres: For Your Approval” (2024), ajo ironizoi veten: “Po, ‘vajza që thotë të jeni të sjellshëm’ nuk ishte e sjellshme. Ky ishte titulli.” Më tej shtoi me sarkazëm: “Po ta mbyllja çdo episod duke thënë ‘Shkoni q…uni’, njerëzit do habiteshin këndshëm kur të më shihnin të sjellshme.”

Ellen përfundoi me reflektim: “Nuk hyra në këtë biznes për para. Ishte për të shëruar plagët e fëmijërisë sime. Mendova se nëse i bëja njerëzit të lumtur, do më donin. Dhe nëse më donin, do ndihesha mirë me veten. Gjithçka që mund të them është: faleminderit Zot për paratë.”

Ky është rasti i radhës ku figura të njohura të botës së showbiz-it shprehen haptazi kundër DeGeneres, duke shtuar në listën e zërave kritikë që hodhën hije mbi imazhin e saj si ikonë e mirëkuptimit dhe empatisë.