Marcus Rashford është parë duke pushuar në Rivierën Franceze me një bionde misterioze në krah, teksa veshjet dhe aksesorët e tij luksozë kanë bërë bujë online – ndërkohë që e ardhmja e tij te Manchester United mbetet e paqartë.


Ylli 27-vjeçar i Anglisë dhe Manchester United u fotografua në Saint-Tropez duke shijuar diellin, detin dhe jetën e luksit, i veshur me një set Louis Vuitton dhe atlete të rralla Ben & Jerry’s x Nike Dunk Low SB, të cilat vlerësohen mbi 3,500 euro.
Në duart e tij vezullonin dy ora superluksoze, përfshirë një Patek Philippe Aquanaut që kap vlerën e 131,000 paundëve, ndërsa i gjithë “look-u” i Rashford vlerësohet në më shumë se 250,000 euro. Në një moment ai u pa edhe me një qese snus – një formë duhani pa tym që është bërë e popullarizuar mes futbollistëve.

Prania e një gruaje bionde, identiteti i së cilës mbetet i panjohur, ka ndezur spekulime, veçanërisht pasi Rashford besohet të jetë beqar, pas një lidhjeje të shkurtër me ish-konkurrenten e Love Island, Grace Jackson.

Kriza te United dhe dritarja e transferimeve
Këto pushime vijnë ndërsa Rashford përballet me një verë të pasigurt. Pas një sezoni të trazuar me Manchester United dhe një përplasje të hapur me trajnerin Ruben Amorim në dhjetor – ku deklaroi publikisht se është “gati për një sfidë të re” – sulmuesi u dërgua në huazim te Aston Villa.
Pavarësisht se gjeti disi formën në Villa Park me 4 gola në 17 paraqitje, klubi nuk është i interesuar për një marrëveshje të përhershme.

Barcelona “pëlqen” Rashfordin, por pengesa mbetet çmimi
Barcelona mbetet një destinacion i mundshëm, me drejtorin sportiv Deco që ka pranuar publikisht se “i pëlqen Rashford”, por çmimi prej 40 milionë paund dhe paga prej 315,000 paundësh në javë përbëjnë pengesa serioze për klubin katalanas, i cili ndodhet në krizë financiare.
Sipas burimeve të Mail Sport, United preferon një shitje të plotë, por mund të konsiderojë një huazim me opsion blerjeje jo të detyrueshëm, me Barcelonën që mbulon pagën dhe paguan 5-10 milionë paund për huazimin.