FLASH :

Maqedonia e Veriut ofron deri në 100 mijë euro për çiftet e reja që zhvendosen në fshat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një projektligj që synon të rigjallërojë zonat rurale të braktisura përmes mbështetjes deri në 100 mijë euro për çiftet e reja që vendosin të jetojnë e punojnë në fshat. Sipas ligjit të ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ndihma do të mbulojë 80% të investimeve të pranueshme për banesë, makineri, tokë ose bagëti. Aplikantët duhet të jenë nën 40 vjeç dhe të banojnë në fshat për të paktën 10 vjet. Po ashtu, mbështetje do të kenë edhe të rinjtë që nisin një biznes bujqësor si dhe gratë që zhvillojnë mikrondërmarrje në zonat rurale. Projektligji është në konsultim publik deri më 28 maj.