FLASH :

Malësi e Madhe/ I arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, policia i gjen në banesë 66-vjeçarit pistoletë dhe pjesë armësh zjarri e gjahu

Një 66-vjeçari, i arrestuar pak ditë më parë për prodhim, kultivim e shitje narkotikësh, i janë gjetur në banesë 1 pistoletë, pjesë armësh zjarri e gjahu si dhe municion luftarak.

Policia thotë se, bazuar në hetimin në vijim, ushtroi kontrolle pas arrestimit të tij më 6 shtator, ku në bodrumin e banesës u gjetën arma dhe pjesët e tjera. 

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacione të siguruara nga një hetim në vijim, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Ç., 66 vjeç, i arrestuar më datë 06.09.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit, janë gjetur të fshehura në bodrumin e banesës dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, pjesë armësh zjarri dhe armësh gjahu dhe municion luftarak.  “, njofton policia.