Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksionin për të hequr nga rrugët makinat e braktisura prej kohësh, të cilat kanë zënë hapësira publike dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Policia Bashkiake Tiranë, përmes një njoftimi, informon që të gjithë qytetarët t’i largojnë vetë këto mjete ose do të hiqen prej tyre me karroatrec, duke nisur kështu procedurat administrative.
Njoftimi i Policisë Bashkiake Tiranë:
Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit. Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër.