FLASH :

Makina përplaset me motorin në Lungomare në Vlorë, i plagosuri me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore në kohë.