FLASH :

Makina përplas 60-vjeçarin me biçikletë në Lushnje

Një person rreth të 60-tave që udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit, është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz me targa, i cili e ka ‘fshikur’ në tentativë për t’a shmangur.

Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulanca, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë.