Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Tanjong Katong, Singapor, ku një makinë u përpi nga një gropë gjigante që u hap papritur në mes të rrugës, duke lënë të tronditur një punëtor që po drejtonte trafikun në atë moment.
Drejtuesja e mjetit, një grua e cila ndodhej brenda në çastin e incidentit, u shpëtua me vinç dhe u transportua menjëherë në spital. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pamjet dramatike të momentit kur makina zhduket nën tokë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Shkaku i hapjes së gropës mbetet ende nën hetim nga autoritetet lokale.